1. Hyrje dhe Pranimi i Kushteve
Mirësevini në MGDigital. Këto terma dhe kushte rregullojnë marrëdhënien midis MGDigital ("Agjencia", "Ne") dhe Klientit ("Ju") për shërbimet tona, të cilat përfshijnë:
- Web Design
- Web Development
- Hosting
- Integrimin e produkteve tona software: POS Pilot dhe BookingPilot
MGDigital nuk ofron zhvillim software të personalizuar për biznese përveç produkteve tona ekzistuese.
Me pranimin e ofertës sonë ose fillimin e bashkëpunimit, ju pranoni të jeni të lidhur ligjërisht nga këto kushte.
2. Pagesat dhe Struktura e Faturimit
Për të lehtësuar bashkëpunimin, struktura e pagesës ndryshon në bazë të madhësisë së projektit:
A. Për Projekte të Thjeshta (Landing Pages / One-Page Websites)
- Pa Paradhënie: Nuk kërkohet depozitë fillestare.
- Pagesa Totale: Shuma e plotë (100%) paguhet pasi projekti të jetë përfunduar dhe miratuar (Demo Version), por përpara publikimit zyrtar (Launch).
B. Për Projekte Standarde / Komplekse (E-commerce, Faqe me shumë faqe)
- Depozita (30%): Pagesë paraprake për nisjen e projektit.
- Pagesa Përfundimtare (70%): Paguhet në përfundim të zhvillimit, para publikimit online.
Kushti për Publikim (Për të gjitha projektet)
Në asnjë rast MGDigital nuk do të publikojë faqen online (live), nuk do të dorëzojë kodin dhe nuk do të japë akseset përfundimtare pa u likuiduar 100% e pagesës.
3. Hosting (Strehimi) dhe Serverat
Detyrimi për Hosting: Për të garantuar performancën, sigurinë dhe standardet teknike, faqet e zhvilluara nga MGDigital hostohen ekskluzivisht në serverat e menaxhuar nga ne.
Pagesat e Hosting: Klienti paguan tarifën mujore ose vjetore sipas marrëveshjes.
Moskryerja e Pagesës: Në rast vonese ose mospagese, MGDigital rezervon të drejtën të pezullojë faqen (offline) deri në shlyerjen e detyrimit.
MGDigital nuk mban përgjegjësi për humbje trafiku, shitjesh apo fitimesh gjatë periudhës së pezullimit.
4. Produktet Software: POS Pilot & BookingPilot
MGDigital ofron dy produkte software si pjesë e ekosistemit të saj:
- POS Pilot
- BookingPilot
Këto janë sisteme të standardizuara dhe nuk zhvillohen sipas kërkesave individuale të çdo biznesi.
Modeli i Përdorimit
- Ofrimi bëhet me abonim (mujor ose vjetor).
- Aksesi është i kufizuar, jo-ekskluziv dhe i patransferueshëm.
- Kodi burimor nuk transferohet tek klienti.
Moskryerja e Pagesës
Në rast mospagese:
- Aksesi në sistem pezullohet automatikisht.
- MGDigital rezervon të drejtën të çaktivizojë llogarinë pas një periudhe të arsyeshme.
Modifikimet
MGDigital nuk është i detyruar të zhvillojë funksionalitete të personalizuara apo ndryshime specifike për një klient të vetëm.
5. Procesi i Punës dhe Revizionet (Ndryshimet)
- Revizionet e Përfshira: Në çmimin e dakorduar përfshihen deri në 5 (pesë) raunde ndryshimesh.
- Revizionet Shtesë: Çdo kërkesë pas ezaurimit të 5 raundeve tarifohet ekstra (5% e vlerës totale për çdo raund).
- Vonesat nga Klienti: Nëse klienti nuk jep përgjigje apo materiale për 30 ditë, projekti konsiderohet i pezulluar ose i braktisur.
6. Përmbajtja dhe Materialet
- Përgjegjësia e Klientit: Klienti siguron tekstet, imazhet dhe materialet, përveç rasteve kur bihet dakord ndryshe.
- Ligjshmëria: Klienti garanton se materialet nuk shkelin të drejta autoriale dhe nuk bien ndesh me ligjin.
Vonesat në dorëzimin e materialeve shtyjnë automatikisht afatet e projektit.
7. Politika e Anulimit
E drejta e Anulimit: Klienti mund të anulojë projektin në çdo moment.
- Për Landing Pages (Pa depozitë): Nëse projekti anulohet para pagesës finale, klienti nuk ka detyrim financiar, por nuk fiton asnjë të drejtë mbi punën e realizuar.
- Për Projekte Komplekse (Me depozitë): Depozita prej 30% është e pakthyeshme.
- Për Abonimet Software: Pagesat e abonimeve nuk janë të rimbursueshme për periudhën e përdorur.
8. Garancia Teknike (30 Ditë)
- Periudha: 30 ditë nga publikimi i faqes.
- Mbulimi: Rregullim falas për defekte teknike (“bug”) që burojnë nga kodi i zhvilluar nga MGDigital.
- Përjashtimet: Nuk përfshin ndryshime dizajni, funksionalitete të reja apo ndërhyrje nga palë të treta.
9. Siguria Kibernetike dhe Kufizimi i Përgjegjësisë
MGDigital aplikon masa standarde sigurie.
Në rast cënimi të sigurisë si rezultat direkt i një defekti në kodin tonë, MGDigital merr përsipër korrigjimin teknik.
Rimbursimi maksimal kufizohet deri në 50% të vlerës së projektit përkatës.
MGDigital nuk mban përgjegjësi për:
- Humbje fitimi
- Humbje biznesi
- Dëme indirekte
- Humbje të dhënash
10. Pronësia Intelektuale dhe Kreditet
- Pronësia: Klienti bëhet pronar i plotë i faqes së zhvilluar vetëm pas pagesës 100%.
- Produktet POS Pilot dhe BookingPilot mbeten pronë ekskluzive e MGDigital.
- Kreditet: MGDigital rezervon të drejtën të vendosë shënimin “Designed by MGDigital” në fund të faqes (Footer), përveç rasteve kur bihet dakord ndryshe.
11. Ligji i Zbatueshëm
Këto terma rregullohen sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
Çdo mosmarrëveshje zgjidhet nga gjykatat kompetente të Tiranës.