1. Hyrje
Kjo politikë privatësie rregullon mënyrën se si MGDigital LLC ("Agjencia", "Ne") mbledh, përdor dhe mbron informacionin tuaj personal gjatë përdorimit të:
- Website-it tonë
- Shërbimeve tona Web Development
- Produkteve software: POS Pilot dhe BookingPilot
Duke përdorur shërbimet tona ose duke dhënë informacion personal, ju pranoni mënyrën e trajtimit të të dhënave siç përshkruhet më poshtë.
2. Të Dhënat e Mbledhura
2.1 Website
Nëpërmjet formave të kontaktit ne mbledhim:
- Emër dhe mbiemër
- Numër telefoni
- Mesazhin ose kërkesën e biznesit
Cookies & Analytics:
- Përdorim cookies vetëm për performancë dhe përmirësim të shërbimit, nuk përdorim cookies për marketing.
- Nuk përdorim Google Analytics ose Facebook Pixel për të targetuar përdorues.
2.2 SaaS Products – POS Pilot & BookingPilot
Ne mbledhim dhe ruajmë:
- Emra dhe kontaktet e klientëve të biznesit
- Informacion biznesi (NIPT, adresa, etj.)
- Pagesat (përmes bankave, nuk ruajmë informacion të kartave)
Të dhënat përdoren vetëm për funksionimin e softuerit dhe për të ofruar shërbimin e kërkuar.
3. Ruajtja dhe Serverat
- Serverat janë të menaxhuar përmes Cloudflare dhe Cloud Providers të ngjashëm.
- Nuk mund të sigurojmë lokacionin fizik të serverave, por garantim standarde sigurie të industrisë.
- Të dhënat ruhen për sa kohë klienti ka akses aktiv në shërbim.
4. Përdorimi i të Dhënave
Të dhënat përdoren për:
- Ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve Web dhe SaaS
- Integrimin e produkteve software me website-in e klientit
- Komunikim lidhur me projektin ose shërbimin
Ne nuk i shesim, shpërndajmë apo publikojmë të dhënat për palë të treta, përveç rasteve kur ligji e kërkon.
5. Të Drejtat e Përdoruesve
- Eksportimi: Klienti mund të eksportojë të dhënat e veta nga POS Pilot dhe BookingPilot.
- Fshirja: Klienti mund të kërkojë fshirjen e plotë të të dhënave nga serverat tanë.
- Kontrolli: Klienti mund të modifikojë të dhënat e tij në çdo kohë përmes interface-it të softuerit.
6. Siguria e të Dhënave
- Zbatohen masa standarde teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave.
- MGDigital nuk mban përgjegjësi për humbje fitimi, dëme indirekte apo ndërhyrje nga palë të treta që nuk burojnë nga gabime tona direkte.
- Në rast defekti teknik ose incidenti, do të ndërmarrim korrigjime sipas standardeve të industrisë.
7. Abonime dhe Pagesa
- Për produktet software, aksesi aktivizohet vetëm gjatë periudhës së abonimit të paguar.
- Pagesat bëhen përmes bankave; të dhënat e kartave nuk ruhen nga Agjencia.
- Abonimet nuk janë të rimbursueshme për periudhën e përdorur.
8. Të Dhënat e Palëve të Treta
Ne mund të përdorim ofrues cloud, shërbime bankare ose integrime të standardizuara për funksionalitetin e SaaS. Të dhënat ruhen dhe përpunohen vetëm në përputhje me këtë Politikë Privatësie.
9. Audienca dhe Jurisdiksioni
- Shumica e klientëve janë nga Shqipëria, por shërbimet janë të hapura globalisht.
- Në rast klientëve të BE, ne zbatojmë standardet minimale GDPR për të garantuar të drejtat e përdoruesit.
10. Ndryshimet në Politikë
MGDigital rezervon të drejtën për të ndryshuar këtë politikë në çdo moment.
Ndryshimet do të publikohen në website dhe do të bëhen efektive menjëherë pas publikimit.